Flash News

Ditari i Maxhorancës

Spiropali: Presidenti i ri mund të jetë nga opozita, PD njohu zgjedhjet duke pranuar mandatet

Spiropali: Presidenti i ri mund të jetë nga opozita, PD njohu

Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali ka deklaruar se opozita i njohu zgjedhjet e 25 prillit, duke pranuar mandatet e deputetëve. Ajo u shpreh se mazhoranca është e hapur për bashkëpunim me opozitën edhe pse Basha e ka mohuar një gjë të tillë. Ajo tha se mazhoranca është e hapur edhe për një president të ri nga opozita.

“Kryeministri ka përmendur bashkëpunim. Ne nuk kishim limit. Ne ofruam bashkëpunim sepse e dimë se sa i rëndësishëm është konsensusi për Shqipërinë. Për ne nuk kishte kufij, por duket se PD është futur në një rrugë të vjetër, për kontestim të zgjedhjeve, por këtë e kuptojmë që është për përdorim të brendshëm, për zgjedhjet në PD. Lajmi i mirë është që do t’i kemi në shtator në kuvend. Lajmi i mirë është që ata i kanë pranuar zgjedhjet derisa kanë pranuar mandatet. Presidenti mund të jetë edhe nga opozita, jemi të hapur.  Është lajm shumë i mirë që opozita do të jetë në kuvend. PD e ka vuajtur këtë, por patjetër e ka vuajtur edhe publiku, pasi nuk i ka asnjë borxh ku ne thellohemi kaq shumë. Tashmë debati do të jetë demokratik. Në shtator ne do të prezantojmë programin dhe qeverinë e re” tha Spiropali në A2

Lidhur me figurat e PS që mbetën jashtë parlamentit të ri, si Pandemi Majo, Mimi Kodheli apo Ervin Bushati, Spiropali theksoi se në qeverinë e re ka vend për të gjithë ata që kanë kontribuar, ndërsa pranoi se sistemi dhe fleta e votimit duhet parë sërish.

“Në këtë qeverisje të re ka vend për të gjithë ata që kontribuan. Për këtë arsye edhe të këtij sistemi që ishte pak i panjohur, i cili kishte probleme edhe për shkak të fletës së votimit, mund të kenë mbetur jashtë për disa arsye. Ka vend për ta parë si fletën e votimit dhe këtë sistem”, tha Spiropali.

Të fundit