Flash News

Ditari i Maxhorancës

Spiropali: PS nuk ka blerë kurrë vota, synojmë 74 mandate

Spiropali: PS nuk ka blerë kurrë vota, synojmë 74 mandate
Elisa Spiropali

Ministrja e Shtetit për Mardhëniet me Parlamentin Elisa Spiropali tha se PS synon të fitojë 74 mandate në zgjedhjet e 25 prillit.

“Pretendimi ynë historik bazohet në të dhëna faktike dhe sondazhe. Na duhet mandati i tretë. Ne do të fitojmë mbi 74 mandate dhe jo në emër të partisë por si mjet për të përfunduar të gjitha punët e nisura”, tha ajo.

Referuar deklaratës së ambasadores amerikane Yuri Kim lidhur me shit-blerjen e votave, Spiropali tha në "Dita jonë" se kjo nuk ka ndodhur në PS.

Sipas saj, qytetarët janë të lirë të manifestojnë idetë e tyre. Gjithashtu akuzoi LSI-në se e bazon votën te të fortët.

“Ambasadorja mund të ketë më shumë informacione se unë, sigurisht që njerëzit nuk duhet ta dorëzojnë dhe shesin votën e tyre. Vota është e shenjtë. Tom Doshi është përjashtuar nga grupi ynë parlamentar. Nuk është deputet i PS. Të marrin vendim institucionet për kandidimin e Doshit. PS nuk ka blerë kurrë vota dhe nuk ka shntazhuar kurrë njerëz.

 Në zonat e PD dhuna ka qenë kryefjalë, njerëzit kanë pasur frikë të ngrenë një flamur në Vorë e Kamëz, ne nuk e kemi bërë kurrë këtë. Sot je i lirë të manifestosh idetë e tua, një parti që blen vota që votën e bazon te të fortët është LSI dhe këtë e dinë të gjithë. Është një parti që të gjithë strategjinë e bazon në gjetjen e pikave të dobëta në elektorat”, shtoi ministrja.

Të fundit