Ditari i Maxhorancës

Spiropali tregon dhuratën që i bën kryeministri çdo ditëlindje: Burri im nuk është njeri i dhuratave

Spiropali tregon dhuratën që i bën kryeministri çdo

Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali ka treguar momente nga jeta e saj përtej politikës.

E ftuar në ‘Abc news’ me gazetarin Ermal Peçi, Spiropali ka treguar se i shoqi nuk është njeri i dhuratave, por e përmbush në pikëpamje të tjera. E pyetur se ç’dhuratë ka marrë nga kryeministri Edi Rama, ministrja thotë se ka marrë një shishe verë dhe kjo është traditë në kryeministri.

“Im shoq nuk është njëri i dhuratave, por më përmbush në pikëpamje të tjera. Rama dhuron shishe me verë për ditëlindje, është një traditë në kryeministri. S’kam suvenir tjetër, vera mjafton, por s’e kam provuar, shpresoj të jetë e mirë”, tha Spiropali.

E pyetur nëse në dollap ka veshje që nuk i ka veshur kurrë, ajo e ka pohuar këtë fakt.

“Kam një stil dhe qëndroj në atë stil”, tha Spiropali, e cila foli edhe për fobinë që ka që në vogëli, gjilpërën.

“Kam një fobi nga gjilpëra, sa herë që duhet ta bëj, madje kur shkova të lind fëmijët, fola me mjekun dhe i thash duroj gjithçka, të lutem vetëm serum mos më bëni. Më ka bërë alergji në vogëli penicilina dhe që atëherë më ka mbetur kjo fobi”, tha ajo.

Ditari politik

Të fundit