Flash News

Ditari i Maxhorancës

Spitali i Fierit para zgjedhjeve/ Pse këto dhurata, ju ka xhan Erdogan? Rama: Me PS, politikat e jashtme kanë dimension tjetër

Spitali i Fierit para zgjedhjeve/ Pse këto dhurata, ju ka xhan Erdogan?

Kryeministri Edi Rama ka komentuar ndërtimin e spitalit të Fierit nga qeveria turke, e premtuar për tre muaj.

I ftuar në ‘Open’, moderatorja Eni Vasili e pyet se pse po vijnë këto dhurata nga Turqia para zgjedhjeve.

Rama thotë se politikat e jashtme të Shqipërisë në vitet që qeveris PS kanë marrë një dimension tjetër.

Pjesë nga biseda:

Eni Vasili: Pse këto dhurata nga Erdogan, ju ka xhan?

Rama: Politikat e jashtme të Shqipërisë në vitet që qeveris PS kanë marrë një dimension tjetër, reputacioni ynë në nivelet më të larta është komplet tjetër. Nuk ka pasë raporte të tillë nga shefi i qeverisë shqiptare me qeveri tjera siç ka sot. Me Erdogan është në vazhdën e një politike që është në traditë.

Eni Vasili: Po bën fushatë për ju? Po ju mbështet?

Rama: Te ndërtimi brenda 3 muajsh i spitalit të Fierit ka një komponent me mënyrën si funksionon sistemi atje. Ndërtuesit turq janë të dytët në botë për shpejtësinë dhe cilësinë e ndërtimit.

Pse përmendi ai zgjedhjet, duhet të pyesni atë (presidentin Erdogan)

Të fundit