Flash News

Ditari i Maxhorancës

Statusi i investitorit strategjik/ Kuvendi vendos nesër për mandatin e Olta Xhaçkës

Statusi i investitorit strategjik/ Kuvendi vendos nesër për mandatin e

Këshilli për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin mblidhet nesër për të vendosur për mandatin e ministres së Jashtme, Olta Xhaçka.

Mbledhja do të mbahet në orën 12:00 në një nga sallat e Kryesisë së Kuvendit. Shqyrtimi i mandatit të Xhaçkës vjen pas akuzave nga PD se ministrja ëhstë në konflikt interesi me ligjin pasi ka përfituar nga posti i ministres për të marrë pasuri të paluajtshme.

Njoftimi i Kuvendit:

Nesër, ditën e premte, datë 01.07.2022, ora 12:00, nën drejtimin e Kryetares së Kuvendit, znj. Lindita Nikolla, njëherësh Kryetare e Këshillit për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin, do të zhvillohet mbledhja e këtij Këshilli, në Kryesinë e Kuvendit, salla “Pjetër Arbnori”, me këtë rend dite:

Vijimi i mbledhjes për mocionin e 1/10 të deputetëve përfaqësues të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike për ndjekjen e procedurës parlamentare për konstatimin e pavlefshmërisë dhe mbarimit te mandatit të deputetes Olta Xhaçka.

(Urdhër nr. 59, datë 30.06.2022, i Kryetares së Kuvendit, znj. Lindita Nikolla).

Mbledhja do të transmetohet live në faqen ËEB dhe FB të Kuvendit. Operatorët mund të ndjekin fillimin e mbledhjes për plane, ndërsa gazetarët mund të ndjekin mbledhjen gjatë gjithë kohës.

Të fundit