Flash News

Ditari i Maxhorancës

Sterilizimi/ Beqaj del nga SPAK: Kam lexuar vetëm 15 fashikuj të dosjes, është voluminoze

Sterilizimi/ Beqaj del nga SPAK: Kam lexuar vetëm 15 fashikuj të

Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj pasi ka dalë nga SPAK në një komunikim me gazetarët u shpreh tha se së bashku me avokatin janë njohur vetëm me 15 fashikuj, pasi dosja është voluminoze.

Ai shtoi se kanë bërë kërkesë për veprime shtesë hetimore në lidhje me çështjen dhe po ashtu ka kërkuar që të japë deklarimet e tij dhe të merret sërish në pyetje nga hetuesit.

Unë me avokatin arritëm të shohim 15 fashikuj. Dosja është voluminoze. Në vazhdim të të drejtave që kemi, kemi paraqitur memot, kemi bërë kërkesa për veprime shtesë hetimore dhe gjithashtu kemi bërë kërkesë që unë të jap deklarimet e mia dhe të pyetem sërish nga hetuesit.

Legjislacioni i brendshëm i SPAK që rregullon kostot e shpenzimeve, Në këtë fazë, unë kam pajtuar një avokat dhe deri në fund të gjyqit i përballon studioja avokatisë dhe në fund i bën faturat për mua. Tarifat janë jo të vogla dhe për të marrë një USB secili prej nesh duhet të paguajë 10 milionë lekë.  Këto janë tarifat në fuqi që jemi detyruar të ndjekur procesin që ka filluar prej disa javësh”, tha Beqaj.

Të fundit