Flash News

Ditari i Maxhorancës

Strehimi i afganëve, Rama flet nga Abu Dhabi: 30 vjet më parë u shfaqëm si alienë brigjeve të Evropës nga talibanët tanë

Strehimi i afganëve, Rama flet nga Abu Dhabi: 30 vjet më parë u

Kryeministri Edi Rama ka prekur çështjen e strehimit të afganëve ndërsa ka mbajtur një fjalim në konferencën “World Policy Conference” në Abu Dhabi.

Rama tha se Shqipëria pranoi strehimin e rreth 4 mijë afganëve për të nderuar historinë dhe traditën e shqiptarëve.

Rama kujton se 30 vjet më parë, ishin vetë shqiptarët që shfaqeshin si ‘alienë’ në brigjet e Italisë apo vendeve të tjera evropiane.

Shqipëria vitin e kaluar kryesoi OSBE-në duke dhënë kontribute për paqen. Shqipëria do të jetë për herë të parë në OKB anëtare e përkohshme. Ne do t’i sjellim këshillit këndvështrimin e një vendi të vogël. Jemi të shqetësuar për pasojat për nxitjen e dhunës, shkeljes së drejtave të njeriut.

Jemi në të njëjtën linje me politikat e BE-së. Qeveria shqiptare ka nisur të reformojë sektorin e energjisë elektrike. Qeveria do të miratojë planin e ri. Brenda kësaj dekade presim të bëhemi eksportues neto të energjisë.

Nuk shmang dot të flas për rolin si model të EBA. Marrëveshja midis Emirateve dhe Izraelit ishte vijimësi për t’i dhënë fund konflikteve. Jo duke harruar të shkuarën por duke parë nga ardhmja. Ky historik madhor bërje paqe është një leksion për të gjithë.

Ne kemi përjetuar në vetë të parë solidaritetin e Emirateve. Fola pak më parë se qeveria shqiptare mori përsipër angazhimin për të pritur deri në 4000 afganë. Numër shumë i madh krahasuar me vende më të mëdha.

Më kanë pyetur përse? Sepse duke bërë gjë të tillë ne nderojmë historinë dhe traditën tonë. Një prej faqeve më të mrekullueshme të historisë tonë është shpëtimi i hebrenjve. Askush nuk iu dorëzua nazistëve. Ne mund të mos jemi të pasur por kujtesa jonë nuk mund të jetë e shkurtër. 30 vite më parë afganë ishim ne, që i iknim talibanëve tanë. Na u desh asaj kohe të kalonim detin dhe të shfaqeshim si alienë në brigjet e Italise dhe Europës.

Jemi këtu me aspiratën për t’iu bërë kandidat i BE. Së treti e bëjmë për fëmijët tanë. I themi të mos i kthejnë kurrizin atyre që kanë nevojë. Ata duhet të mësojnë nëpërmjet veprave se ka një kohë kur kërkon dhe një kohë kur duhet të japësh”, u shpreh Rama. 

Të fundit