Flash News
Tërmet në Shqipëri, ja ku ishte epiqendra
Aksident në autostradën Levan-Tepelenë, dy persona të plagosur
Aksident në autostradën Durrës-Tiranë, makina përfundon poshtë kamionit
Inceneratori i Tiranës, GJKKO pranon kërkesën e Bllakos për gjykim të shkurtuar
Shpallen datat e provimeve të Maturës Shtetërore 2025
Studentët e mjekësisë i kërkuan dorëheqjen, shkarkohet nga detyra zv.ministrja e Arsimit
Është shkarkuar nga detyra zv.ministrja e Arsimit dhe Sportit Albana Tole.
Vendimi u mor në mbledhjen e sotme të Këshillit të Ministrave.
Kujtojmë se më herët, studentët e mjekësisë i kërkuan dorëheqjen zv.ministres Tole në protestat e tyre, pasi në një emision televiziv deklaroi se studentët te cilët nuk bien dakord me kushtet e kontratës të ndërpresin studimet, t’i lenë përgjysmë ato.
Vendim :
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 6, të ligjit nr.9000, datë 30.1.2003, “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
Znj. Albana Tole, zëvendësministër i Arsimit dhe Sportit, lirohet nga kjo detyrë.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA