Flash News

Ditari i Maxhorancës

Subashi dhe Bllako në SPAK, reagon PS: Nuk bëhemi mburojë për askënd, komisioni hetimor si gjyq publik

Subashi dhe Bllako në SPAK, reagon PS: Nuk bëhemi mburojë

Partia Socialiste ka reaguar pasi Kryebashkiaku i Fierit Armando Subashi dhe deputeti Alqi Bllako në cilësinë e ish-Sekretarit të Përgjithshëm të Ministrisë së Mjedisit janë thirrur në SPAK dhe po pyeten lidhur me aferën e inceneratorëve.

Anëtari i Komisionit Hetimor për Inceneratorët Eduart Shalsi në një deklaratë për mediat tha se PS nuk bëhet mburojë për askënd.

Procesi i hetimit vijon dhe ne do të mbështesim drejtësinë që të luajë rolin e saj. Po kthejmë besimin te publiku por pritet ende shumë nga drejtësia. Nuk kemi marrë përsipër të mbrojmë asesi cilindo që ka marrë përsipër të shkelë ligjin. Situata është e ndryshme. PS nuk bëhet mburojë për askënd”, u shpreh Shalsi.

Ai ka hedhur dyshime se puna e opozitës në Komisionin Hetimor, po shndërrohet në pengesë për drejtësinë, lidhur me hetimet për inceneratorët. 

“Kryetari duhet të jetë i paanshëm dhe të lërë komisionin të bëjë punën e tij. Merr rolin e gjykatësit prokurorit dhe bën të pamundur që punën e komisionit që e kemi mbështetur por që nuk duam të dalin nga binarët.

A janë të interesuar që drejtësia të bëjë punën e vetë? Po e bëj se shumë nga qëndrimet e tyre mund të cenojnë procesin hetimor, duken si gjyqet fatkeqe të politikës, ku prezumimi i pafajësisë është shumë i largët për mendjet e tyre, duhet të sillemi në mënyrë të matur dhe nuk duhet të cenojmë atë proces hetimor, përveç se ta inkurajojmë dhe jo ta komprometojë dhe aq më tepër ta sabotojë. Druaj që ka qëndrime sabotuese", deklaroi Shalsi.

Të fundit