Flash News


Ditari i Maxhorancës

Tabela me votat e kandidatëve/ Nga Xhafaj te Ndreu e Shalsi, emrat që mbetën jashtë Kryesisë së PS

Tabela me votat e kandidatëve/ Nga Xhafaj te Ndreu e Shalsi, emrat që

Asambleja e Partisë Socialiste ka zgjedhur sot 12 anëtarët e rinj të Kryesisë së PS.

Mes fituesve u zgjodhën gjashtë burra nga 10 kandidatë në total dhe gjashtë gra po ashtu nga 10 kandidate.

Në listën fituese u renditën Pandeli Majko, Erion Braçe, Ditmir Bushati, Ilir Beqja, Arben Pëllumbi dhe
Armando Subashi, ndërsa nga gratë fituan Olta Xhaçka, Belinda Balluku, Evis Kushi, Ogerta Manastirliu, Blerina Gjylameti dhe Mimi Kodheli.

Për shkak të numrit të ulët të votave mbetën jashtë një sërë emrash që kanë luajtur rol në PS si ish ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj, ish ministri tjetër Eduard Shalsi, Ervin Demo, Pjerin Ndreu dhe nga gratë  Ermonela Felaj, Milva Ekonomi, Klotilda Ferhati dhe Almira Xhangulla.

Tabela me votat e kandidatëve/ Nga Xhafaj te Ndreu e Shalsi, emrat që

 

 

Të fundit