Flash News

Ditari i Maxhorancës

Takimi i jashtëzakonshëm i ministrave të NATO, Xhaçka: E papranueshme mos i strehojmë afganët

Takimi i jashtëzakonshëm i ministrave të NATO, Xhaçka: E

Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka, ishte e pranishme në takimin e jashtëzakonshëm të Këshillit të Atlantikut të Veriut (NAC), në format të ministrave të Punëve të Jashtme, takim i organizuar në kuadër të zhvillimeve në Afganistan.

Gjatë takimit, ministrja Xhaçka rikonfirmoi se Shqipëria është gati të presë qytetarët afganë, përfshirë këtu fëmijë, burra dhe gra, siguria dhe jeta e të cilëve është e rrezikuar nga talebanët.

“Edhe pse të gjithë sot kanë në mendje 1000 pyetje e diskutime të mundshme për atë që ka ndodhur dhe atë që do të jetë e ardhmja e NATO-s, çështja kryesore, në fakt e vetme, ku duhet të fokusohemi sot janë gratë, fëmijët dhe burrat afganë që sot rrezikojnë jetën sepse punuan për ne. Është e papranueshme që vendet anëtare të NATO-s të mos arrijnë dot t’ju ofrojnë strehim dhe një jetë të re njerëzve që punuan dhe luftuan për të ardhmen që ne ju premtuam. Nëse Shqipëria e bëka këtë, cili vend në këtë tryezë nuk e bëka dot?!“, tha ministrja Xhaçka gjatë fjalës së saj.

Në përfundim të takimit të organizuar, Ministrat e Punëve të Jashtme të vendeve anëtare në NATO aprovuan edhe një deklaratë të përbashkët.

 

Të fundit