Flash News

Ditari i Maxhorancës

Takimi i Komunitetit Politik, Rama nga Praga: Shpresoj të ndërtojmë diçka të mirë për njerëzit

Takimi i Komunitetit Politik, Rama nga Praga: Shpresoj të

Sot mbahet në Pragë takimi i Komunitetit Politik ku pritet të diskutohet mbi ekonominë, sigurinë dhe situatën energjetike. Të pranishëm janë mbi 40 liderë ndërkombëtarë, ku mes tyre edhe kryeministri Edi Rama i cili mbështeti idenë e presidentit francez Emannuel Macron.

Rama tha në një intervistë për gazetarët nga Praga se kjo ide është e vjetër, por rilindi në kushtet e një krizë. Teksa u shpreh se takimi do të vijojë, Rama nënvizoi me rëndësi që të mos ndodhë një moment tjetër krize.

“Nuk është një ide e re, është ide e vjetër. Takimi do të vazhdojë dhe shpresoj të ndërtojmë diçka për njerëzit tanë. Kjo ide rilindi pasi pati një krizë, shpresoj të mos ketë një krizë tjetër për të pasur një tjetër takim”, tha Rama.

 

Të fundit