Flash News

Ditari i Maxhorancës

Takimi i ministrave të NATO-s, Xhaçka: T'i çohet sinjal fuqive që po përpiqen të sabotojnë integrimin

Takimi i ministrave të NATO-s, Xhaçka: T'i çohet sinjal

Një ditë më parë në Rigë të Letonisë u zhvillua mbledhja e ministrave të Jashtëm të shteteve anëtare të NATO-s. Ministria e Jashtme ka zbardhur mesazhin e Olta Xhaçkës në këtë takim, ku fokusi ishte rreziku i mundshëm i Ukrainës nga Rusia.

Xhaçka ka thënë se rajoni i detyrohet shumë ndërhyrjes së NATO-s, ndërsa ka theksuar se duhet të hidhet një hap më tej dhe Ballkani Perëndimor të përfshihet në konceptin strategjik 2022.

Në këtë mënyrë, sipas Xhaçkës, i çohet një sinjal i fortë fuqive që po përpiqen të sabotojnë integrimin euroatlantik dhe që nxisin destabilitet përmes taktikave hibride.

"Por, sot ka ardhur koha që të shkohet një hap më përpara, duke e përfshirë Ballkanin Perëndimor në Konceptin Strategjik 2022. I çohet njëkohësisht një sinjal i fortë të gjithë atyre fuqive që po përpiqen të sabotojnë integrimin euroatlantik, që nxisin dasi e destabilitet përmes taktikave hibride", ka thënë Xhaçka.

Të fundit