Flash News

Ditari i Maxhorancës

Takimi me Raporteren e PE/ Balla: Emergjente zgjatja e afateve për organet e vetting-ut

Takimi me Raporteren e PE/ Balla: Emergjente zgjatja e afateve për organet

Kreu i grupit parlamentar të PS-së Taulant Balla, pas takimit me Raporteren për Shqipërinë në Parlamentin Evropian Isabel Santos, tha në një dalje për mediet se vizita e saj vjen në një moment të rëndësishëm për Shqipërinë.

Balla shtroi nevojën e menjëhershme për të arritur një dakordësi mes maxhorancës dhe opozitës për zgjatjen e afateve për organet e vetting-ut.

“Kjo vizitë vjen në  një moment të rëndësishëm, nëse kemi parasysh publikimin nga KE të progres raportit, që i ka hapur dritën jeshile për mbajtjen e Konferenemcëm e parë Ndërqeveritare, edhe pse kjo në mënyrë të pandershme është ndërlidhur me zgjedhjen e  ngërçit mes Bullgarisë e Maqedonisë së Veriut. Ajo që është e rëndësishme për Shqipërinë, ne do vijojnë të intesifikojmë përpjekjet tona për të çuar para reformat. Për nevojën e dakordësisë të të gjitha palëve, për zgjatjen e afateve te  vetingut deri në 2024, nuk duhet të jetë kurrësesi në çështje politike. Jemi në kushtet e një nevoje emergjente që palët të bien dakord”, u shpreh Balla.

Deputeti socialist Fatmir Xhafaj abstenoi kur maxhoranca votoi në Këshillin e Legjislacionit propozimin për zgjatjen e mandateve të vetting-ut. Balla sqaroi se nuk ka mungesë dakordësie.

“Nuk ka mungesë dakordësie, Xhafaj është një ndër ata njerëz që ka dhënë kontribut në reformën në drejtësi. Kemi patur diskutim edhe së bashku si kryetar grupi. Ai mendon se Venecia e ka patur një opinion për këtë. Ka patur sensibilitet edhe nga opozita dhe ekspertë të tjerë, ndaj kemi kërkuar një opionin të ri”, tha Balla.

 

Të fundit