Flash News

Ditari i Maxhorancës

“Jemi në një fazë shumë serioze”, Rama publikon mesazhin e Angela Merkel: Ju lutem, dëgjojeni!

“Jemi në një fazë shumë serioze”, Rama publikon

Kryeministri Edi Rama ka publikuar në profilin e rrjetit social, Facebook një mesazh të kancelares gjermane Angela Merkel.

Me anë të një video-mesazhi, Merkel apelon qytetarët e saj se vendi është në një fazë shumë serioze të pandemisë dhe se muaj të vështirë priten përgjatë dimrit.

Jemi në një fazë shumë serioze të pandemisë. Numri i infeksioneve të reja rritet cdo ditë me hapa të mëdhenj, po përhapet sërish, më shpejt se në fillim. Tani po përballemi me muaj të vështirë. Si do jetë dimri dhe Krishtlindjet tona, do ta vendosim përmes veprimeve tona.

Çfarë mund të bëjë secili prej nesh për të ulur numrin e infektimeve? Të ndiqet rregullorja, të mbahet distanca e duhur, të mbajë maskë për gojën dhe hundën, e të ndjekë rregullat e higjienës.

Përhapja e virusit varet nga numri i kontakteve dhe takimeve tona. Thirrja ime për ju është: takoni sa më pak njerëz, qoftë jashtë apo në shtëpi , përmbahuni nga cdo udhëtim që nuk është i nevojshëm , në festa dhe qëndroni në shtëpi. Kjo ndodh përkohësisht dhe për veten tonë”, shprehet Merkel ndër të tjera në mesazhin e saj drejtuar qytetarëve gjermanë.

 

Të fundit