Flash News

Ditari i Maxhorancës

Taksa nuk ulet, Balluku jep ‘zgjidhjen’ për të përballuar çmimin e naftës: Ecni me këmbë!

Taksa nuk ulet, Balluku jep ‘zgjidhjen’ për të

Kriza energjetike do të sjellë edhe një kërcitje të mëtejshme të çmimit të naftës në treg. Këtë e paralajmëroi kryeministri Rama dhe ministrja e Infrastrukturës dhe Energjetikës, Belinda Balluku.

Ministrja u shpreh se nafta është një produkt që tregohet nga privati dhe se shteti nuk mund të ndërhyjë. Balluku dha një ‘zgjidhje’ për qytetarët duke i këshilluar të ecin më mirë me këmbë, e të mos e shpenzojnë naftën.

Heqja e taksës së naftës, sipas Ballukut, nuk do të ishte zgjidhje pasi ajo mund t’i shtohet një tjetër produkti si taksë e detyrueshme për t’u paguar.

“Çmimi është një hall shumë i madh që po mbahet në kurriz nga qeveria, nuk po e ndjen familjari. Ndoshta kjo është arsyeja pse sot diskutojmë si të ulim çmimin e naftës. Ka edhe një mundësi tjetër për naftën. Duhet të konsumojmë më pak mos të marrim makinën për të blerë cigare apo bukë te cepi i rrugës, po të ecim me këmbë. Kështu ndodh kur rriten çmimet. Duke qenë se ky është një produkt që tregohet në treg nga privatët. Shteti nuk ka ça bën. Se po e hoqi taksën nga nafta do ta vendosi te DPSHTRR, sepse ajo është taksë e karbonit, e qarkullimit që do të paguhen. Sepse janë taksa që i paguan e gjithë Evropa”, tha Balluku.

Të fundit