Flash News

Ditari i Maxhorancës

Taulant Balla tregon kur do të mbahen zgjedhjet vendore në vend

Taulant Balla tregon kur do të mbahen zgjedhjet vendore në vend

Sekretari i Përgjithshëm i PS, Taulant Balla drejtoi sot mbledhjen e Asamblesë Kombëtare të PS, për shkak se kryetari Rama ka nisur një vizitë pune në Turqi.

Gjatë fjalës së tij, Balla  theksoi se do të zhvillohet një analizë e procesit të zgjedhjeve të 25 prillit, që do të shërbejë për t'u përgatitur për zgjedhjet lokale.

Sipas Ballës, zgjedhjet lokale pritet të mbahen në 2023-shin.

Jemi në kohën e duhur për të filluar një analizë të thellë të rezultatit në çdo qendër votimi, pra në çdo organizatë socialiste, në çdo Këshill Socialist, në çdo bashki dhe në çdo qark.
Nga kjo analizë dhe ripërtëritje e fuqisë sonë organizative ne duhet të bëhemi tërësisht gati për fitoren e zgjedhjeve vendore të vitit 2023, dhe ato parlamentare në vitin 2025”, deklaroi Balla.

Kujtojmë se zgjedhjet e fundit të 2019-ës u bojkotuan nga opozita e bashkuar.

Të fundit