Flash News

Ditari i Maxhorancës

"Të bëhen 12 komisione parlamentare", Balla: 8 komisione janë pak, opozita është dakord

"Të bëhen 12 komisione parlamentare", Balla: 8 komisione

Kreu i grupit parlamentar të PS-së Taulant Balla ka propozuar që nga 8 komisione parlamentare që janë aktualisht të bëhen 12 të tillë.

Balla u shpreh se ky propozim është diskutuar edhe me opozitën, e cila ka rënë dakord. Sipas tij, maxhoranca dhe opozita duhet të vijojnë të ulen në tryezë të përbashkët për të detajuar punën e komisioneve.

“Është thënë qartë, dora jonë do të jetë e shtrirë. Le të ulemi, ne sot kemi rënë dakord në konferencë të kryetarëve të vijojmë punën për disa ndryshime të rregullores së Kuvendit. Propozimi im është që 8 komisione janë shumë pak për punën e bërë, them të kalojmë në 12 komisione. E kam më të detajuar propozimin. Kam marrë edhe dakordësinë e opozitës, në këtë këndvështrim mendoj që Kuvendi ka hyrë në normalitetin e vet dhe opozitës dua t’i them që edhe mënyra e zhvillimit të komisioneve do e bëjmë në vijim,” është shprehur Balla.

Lidhur me reformën territoriale, Balla tha se pavarësisht kontradiktave mes maxhoranxës dhe opozitës për numrin e bashkive, palët do të ulen por të diskutuar.

“Kur kemi bërë reformën territoriale unë kam qenë dakord për më pak bashki në Republikën e Shqipërisë, opozita kërkon më shumë. Këto diskutime bëhen në tryezë. Nëse duan të kemi një ekip negocimi për të gjitha, apo një ekip për secilën çështje. Asnjë çështje nuk është tabu për t’u diskutuar, të gjitha kërkojnë të diskutohen. Këto janë çështje që kërkojnë shumë kohë edhe pas dakordësisë, sepse duhen kohë të shkruhen dhe procedura parlamentare. Në këtë këndvështrim mendoj që ajo që kemi thënë është se nuk kemi asnjë kusht, për t’u ulur në tryezë, pa kushte. Kur njerëzit heqin kushtet, ulen bashkë për parimet dhe qëllimi do të jetë që cila është ajo gjë që do të jetë në të mirë të Shqipërisë,” deklaroi Balla.

Të fundit