Flash News

Ditari i Maxhorancës

Lleshaj: Nuk kemi mësuar ende të protestojmë, pjesëmarrja e të miturve është hapur politike

Lleshaj: Nuk kemi mësuar ende të protestojmë, pjesëmarrja e

Sandër Lleshaj, i dorëhequr nga posti i ministrit të Brendshëm ka komentuar protestat e ditëve të fundit pas vrasjes së Klodian Rashës, si dhe përfshirjen e të miturve.

I ftuar në ‘real story’, Lleshaj thotë se përfshirja e fëmijëve në protesta ka prapavijë politike, duke hedhur akuza në drejtim të opozitës.

Lleshaj: Nuk kemi mësuar ende të protestojmë, të mos e shndërrojmë në instrument për ti rënë vetes sonë. Njerëzit nuk e godasin diçka që e ndjenjë si tyre.

Balla: Si mund ta ndjejnë kur shteti nuk shfaqet si i tyre? Në rastin e TK u futën forca të armatosur ku kishte protestues të paarmatosur. I kujt është faji?

Lleshaj: Faji është i të gjithëve. Prishja e semaforit bëhet shkak për të vdekur dikush tjetër.

Balla: Duket sikur lihen qëllimisht ..

Lleshaj: Nuk është kollaj se nuk kemi biznes semaforësh. Edhe këto pak që kemi, në vend që ti shpërndajmë, ne i prishim edhe këto 10-20 që kemi si zemërim i një vrasje që është në rrugë ligjore për tu zgjidhur.

Pjesëmarrja e fëmijëve në protestë edhe e hapur politike. Liderët e opozitës i kanë dalë në mbështetje.

Të fundit