Flash News

Ditari i Maxhorancës

"Të kemi katër aeroporte", Rama në Vlorë: Synojmë 9 deputetë në këtë qark

"Të kemi katër aeroporte", Rama në Vlorë:
Kryeministri Edi Rama

Kryeministri Edi Rama ka prezantuar skuadrën e PS për 25 prillin në Vlorë. Ai ka folur edhe rifreskimine listës, ku ka theksuar se arsyeja është që të përfshijë edhe të tjerë.

Rama u shpreh se synon që në Vlorë të marrë 9 mandate deputetësh, ndërkohë që vet garon i teti në listë,

“Arsyeja e rifreskimit të skuadrës lidhet me domosdoshmërinë për të përfshirë dhe të tjerë, për të dhënë një mesazh të qartë edhe për të tjerë akoma që nuk janë pjesë e kësaj skuadre, por që janë pjesë e skuadrës socialiste të Vlorës që këtu ne jemi një skuadër ku pozicionet ndryshojnë, ky secili bën detyrën sipas pozicionit e ku të gjithë shtyjmë përpara një progres ku në Vlorë është në sytë e të gjithëve.

Ndërkohë jemi të hapur dhe për të tjerë djem e vajza që meritojnë të kenë shansin
objektivi ynë për Vlorën është të marrim padiskutim si bazë numrin që kemi 8 deputetë e deputete e të synojmë maksimizimin e forcave duke kapur objektivin maksimal prej 9 deputetësh”, tha Rama.

Duke folur për ndryshimet që pritet të ndodhin në Vlorë, nëse merr fiton më 25 prill, Rama tha se “ambicia jonë është që të kemi 4 aeroporte në Shqipëri në mbarim të mandatit të tretë. Aeroporti i Kukësit, i Tiranës, që në javët në vijin do nisin investime për zgjatjen e pistës, terminalin e ri, e do ulim çmimet shumë të larta që i kanë mërzitur shunmë njerëzit që venë e vijnë, ai i Vlorës e Sarandës”.

Të fundit