Flash News

Ditari i Maxhorancës

"Të nisë shembja e objekteve të skualifikuara nga legalizimi"/ Çuçi mbledh drejtuesit e IKMT-së, çfarë iu kërkon

"Të nisë shembja e objekteve të skualifikuara nga

Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi ka mbledhur sot drejtuesit e Inspektoriatit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit. Ai iu bëri të qartë se kontrolli i territorit është prioritet i qeverisë "Rama 3".

Çuçi iu kërkoi që të vijohet sa më shpejt me shembjen e objekteve që janë skualifikuar nga procesi i legalizmit. Një tjetër kërkesë e ministrit ishte për bashkëpunim më të ngushtë mes IKMT-së dhe Policisë së Shtetit gjatë kontrollit të territorit.

Ministri i kërkoi IKMT-së që të marrë në konsideratë dhe mbrojtjen e mjedisit, përveçëse të shembë objektet pa leje.

“IKMT është një nga agjencitë më të rëndësishme. Jo më kot e kaluam në varësi të Ministrisë së Brendshme sepse duam një strukturë shumë të fortë reaguese në terren për të kontrolluar territorin nga ndërtimet pa leje dhe dëmtimi i mjedisit.

Duhet të vijoni sa më shpejt me shembjen e objekteve që janë skualifikuar nga procesi i legalizimi.  Jeni po aq të rëndësishëm edhe për mjedisin sa te ndërtimet”, tha ministri.

Më herët Çuçi ka thënë se do të ketë zero tolerancë për ndërtimet pa leje. Kujtojmë që janë zhvilluar një sërë aksionesh për prishjen e tyre, kryesisht në zonat bregdetare.

Pati një pezullim gjatë sezonit turistik të verës, por aksionet kanë rinisur përgjatë vijës bregdetare dhe në qytete të tjera. Gjithashtu ka pasur raste ku janë vënë nën hetim pronarët e objekteve të paligjshme, punëtorët dhe inspektorët.

Të fundit