Flash News

Ditari i Maxhorancës

"Të pritet opinioni i Venecias", Rama i përgjigjet thirrjes së Komisionerit të BE: Parlamenti nuk pret asnjë sekond, Kodi Zgjedhor do votohet

"Të pritet opinioni i Venecias", Rama i përgjigjet thirrjes
Edi Rama

Pas mesazhit të Komisionerit të BE për Zgjerimin, Oliver Varhelyi, i cili i bëri thirrje për herë të dytë Ramës, që të presë një opinion të Komisionit të Venecias për ndryshimet në Kodin Zgjedhor para votimit në Parlament, ka ardhur edhe përgjigja e kryeministrit.

Teksa ka folur nga Rinasi për fëmjiët e sjellë nga kampi sirian, Rama u shpreh se parlamenti nuk pret asnjë sekond dhe se Kodi Zgjedhor  do të votohet pa asnjë vonesë pasi me 25 prill janë zgjedhjet.

Ai shtoi gjithashtu se nuk ka pse të hyhet në spiralen e një aventure ku na fton Ilir Meta.

"Parlamenti nuk pret asnjë sekond Kodin. Kodi Zgjedhor do të votohet pa asnjë vonesë pasi me 25 prill kemi votimet.

Unë e kam sqaruar dhe komisionerin në një bisedë që kemi pasur, pa dorashka se parlamenti nuk do presë asnjë sekondë sepse kemi zgjedhjet më 25 prill dhe s’kemi pse të hyjmë në spiralen e një aventure ku na fton Ilir Meta që ka qëllim të sabotojë këtë proces.

Komisioni i Venecias i mirëpritur të sjellë kur të pjekë opinionin e vet.

Ai opinion do diskutohet me të gjitha forcat politike dhe do mbetet për të adresuar çfarëdolloj çështje që mund të dalë përtej 25 prilli.

Nuk kemi kohë për të humbur dhe për t’iu futur një aventure. Implementimi i ligjit zgjedhor kërkon kohën e vet, është marrë një angazhim për identifikimin biometrik, koha është e ngushtë”, deklaroi kryeministri Rama.

Të fundit