Flash News

Ditari i Maxhorancës

"Të shtohen masivisht testimet", Rama i përgjigjet Metës: Spitalet covid asgjë mangut, mbrohuni nga dezinformimi

"Të shtohen masivisht testimet", Rama i përgjigjet

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas thirrjes së Presidentit Ilir Meta, i cili kërkoi që të shtohet numri i testimeve dhe sidmos kur bëhet fjalë për stafin mjekësor, mësuesit, të moshuarit dhe personat me sëmundje kronike. Sipas Metës, testimi është mundësia e vetme për të vendosur kontrollin mbi situatën.

Rama thotë se numri i i infektimeve dhe viktimave në Shqipëri është nën e rajonit. Ai sërish i ka cilësuar spitalet covid në Shqipëri si kudo në Europë.

Postimi i plotë:

Infektime nën mesataren e rajonit. Humbje jete nën mesataren e rajonit. Spitalet Covid asgjë mangut nga kudoqoftë tjetër nëpër Europë. Mjekë e infermierë të palodhur. Qeveri në krye të detyrës.

#MbaniMaskën

#RuaniDistancat

#MbrohuniNgaDizinformimi

Me BESIM dhe DURIM do ta kalojmë edhe këtë sprovë të jashtëzakonshme #sëBashku

#SiNjëFamilje

 

Të fundit