Flash News

Ditari i Maxhorancës

"Të tre reaksionarë, sharëxhinj", Rama sulmon kandidatët e opozitës: Tre ministrat e arsimit të KÇK-së

"Të tre reaksionarë, sharëxhinj", Rama sulmon
Foto ilustruese

Kryeministri Edi Rama po prezanton sot programin për shkollat dhe universitetet. Ai akuzoi qeverinë paraardhëse për keqeverisje në këtë sektor, Sipas Ramës, mësuesit ishin braktisur dhe përdoreshin për fushatë elektorale.

"Koha kur mësuesit e Shqipërisë ishin vetëm, të braktisur në mes të boshllëkut gërryes, kur arsimi shqiptar digjte brezat e nxënësve në zjarrin e keqqeverisjes së një tranzicioni të çoroditur. Nuk ishte në fushatat zgjedhore të shumë kohëve më parë pas përmbysjes së komunizmit, por deri dy fushata më parë, në 2013, gati çerek shekulli pasi komunizmi na la shëndenë koha kur mësuesit viheshin në rresht dhe mbushnin sheshet e mitingjeve elektorale të kryeministrit të kohës apo vendet e shfaqjes së kohës të partive të opozitës, si të ishin ata figurantët e paradave të dikurshme të 1 majit komunist që parakalonin kundër mbarë botës", tha Rama

Ky i fundit sulmoi sërish opozitën dhe kandiatët e saj për deputetë. Ai ka nxjerrë një foto të Albana Vokshit, Mark Markut dhe Agron Gjekmarkajt, ndërsa ka lëshuar një sërë fyerjesh në drejtim të tyre.

"Por kur drejtonin këta që duan të rikthehen në drejtim për ta vënë në arsimin në hyqmin e Markut, të Gjekmarkut ishte realiteti i hidhur i marrëdhënies së pushtetit me shkollat. Ja ku i keni tre ministrat e arsimit të KÇK-së, dy personazhe autosatirike, të klubeve të natës mediatike dhe një zonjë e njohur vetëm për fjalorin sharje shifës, foltore më foltore. Të tre reaksionarë, sharëxhinj, si sharrëxhinj, sharroj me sharr dhe si sharëxhi, shaj e shaj”, deklaroi Rama.

Të fundit