Flash News

Ditari i Maxhorancës

"Të vritesh nga rrjetet sociale dhe nga gazetat...”, Rama i ‘tërheq veshin’ BE-së: Nuk ka krim shqiptar, por ndërkombëtar

"Të vritesh nga rrjetet sociale dhe nga gazetat...”, Rama i

“Nuk ka krim shqiptar, por ndërkombëtar”, kështu është shprehur kryeministri Rama në Forumin “Europa Park” të mbajtur në Mynih të Gjermanisë.

“Nuk ka vetëm një person kriminal që nuk ka të paktën 4 kode numrash, në Gjermani, Hollandë, etj. Si është e mundur që shërbimet sekrete në BE nuk i ndajnë këto të dhëna? Si e lufton terrorizmin kur nuk e di se kush vjen këtu nga Franca dhe kush shkon në Francë?”, tha Rama, duke shtuar se deklarata të tilla janë të mira për politikën, por s’janë të vërteta.

"Të vritesh nga rrjetet sociale dhe nga gazetat nuk mendoj se është burimi për të projektuar të ardhmen”, theksoi ndër të tjera kreu i qeverisë, teksa akuzoi gazetat e ekzagjerojnë të vërtetën, pasi krimi nuk është vetëm shqiptar.

"Të vritesh nga rrjetet sociale dhe nga gazetat nuk mendoj se është burimi për të projektuar të ardhmen. Nuk mund të imagjinoj një shtëpi që mund të funksionojë mirë nëse nipat e vegjël i vënë veto gjyshërve. Që një Evropë që nuk po funksionon mirë me 27, a mund të funksionojë me 33, normal që është e vështirë. Jo nuk mundet është e pamundur, por kjo nuk nënkupton se nuk është e zgjidhshme n.q.s fuqitë e mëdha nuk gjejnë mënyra për ta përshtatur mekanizmin.

Pastaj krimi shqiptar… Dëgjoni kur bullgarët donin të hynin në BE, gazetat shkruanin se ata do përpiqeshin t’i vrisnin, ashtu dhe për Rumaninë. Kur donin të hynin Romunët, mendonin se do përplaseshin me lejlekë. Çdo vend që i qaset derës së unionit duhet të përballet me gjëra të tilla.

Nuk ka një krim shqiptar, për arsye se krimi i organizuar është ndërkombëtar, jo vetëm shqiptar. Nuk ka vetëm një person kriminal që nuk ka të paktën 4 kode numrash, në Gjermani, Hollandë, etj. Si është e mundur që shërbimet sekrete në BE nuk i ndajnë këto të dhëna?

Si e lufton terrorizmin kur nuk e di se kush vjen këtu nga Franca dhe kush shkon në Francë. Duke folur për krimin në Hollandë, shqiptarët janë gjëja më e keqe, që të shkon në mend. Kjo është e mirë për politikën, por nuk është e vërtetë. Lexova një lajm që një tjetër bandë shqiptare u shpërbë. Kur hapa lajmin, vetëm dy prej tyre ishin shqiptarë, nga 65-vjeç e sipër që ruanin magazinën e drogës. Të tjerët ishin të huaj", tha Rama.

Të fundit