Flash News

Ditari i Maxhorancës

Tensionet Kosovë-Serbi, Rama në Bruksel: Kurti dhe Vuçiç nuk mund të marrin peng rajonin

Tensionet Kosovë-Serbi, Rama në Bruksel: Kurti dhe Vuçiç

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama këtë të hënë ka zhvilluar një takim me presidentin e Këshillit të Bashkimit Evropian, Charles Michel, për të diskutuar për tensionet Kosovë-Serbi.

Në një postim në Twitter, Rama u shpreh se me Presidentin e Këshillit Europian, Charles Michel, ishte në një mendje se lirimi i tre policëve të Kosovës sot ishte një lajm shumë i mirë, megjithëse i vonuar.

Duke shtuar: Domosdoshmëria e de-eskalimit të menjëhershëm, e cila është rruga e duhur drejt fazës finale të Dialogut për Marrëveshjen e Normalizimit mes Kosovës e Serbisë, duhet kuptuar qartë nga të dyja palët edhe si një detyrim madhor ndaj krejt rajonit, i cili nuk mund të merret peng nga askush.

 

Ndërkohë kujtojmë që me 8 qershor, kryeministri Edi Rama i ka dërguar një draft presidentit francez, Emmanuel Macron dhe kancelarit gjerman, Olaf Scholz si propozim për formimin e Asociacionit të komunave serbe.

Të fundit