Flash News

Ditari i Maxhorancës

Tensionet në Kosovë/ Ish-ministri i Ramës i ashpër: Agresion i pashpallur, "Pons Pilati” po mashtron serbët

Tensionet në Kosovë/ Ish-ministri i Ramës i ashpër: Agresion

Ish-ministri Pandeli Majko ka reaguar për tensionet në veri të Kosovës, duke theksuar se Serbia ka nisur një agresion të pashpallur.

Ai thotë se politika e Beogradit zyrtar po verbon serbët dhe se rrezikon që ata të mos shohin çmendurinë që kanë para syve.

Sipas Majkos, shpallja unilaterale nga 4 komunat në veriun e Kosovës, të territorit me legalitet të dallueshëm, është fillimi i një krize që nuk ka të bëjë me të drejtat e serbëve.

Ai thekson se politika e Beogradit po humb cilësitë europiane dhe po funksionon si “front i dytë” për politikën e Lindjes.

"Republika e Serbisë ka filluar një agresion të pashpallur ndaj shtetit të Kosovës. Politika e tundimit të serbëve me gënjeshtrat e duhura nga Beogradi, mbart rrezikun që ata të verbohen dhe të mos shohin cmendurinë që kanë para syve.

Shpallja unilaterale nga 4 komunat në veriun e Kosovës, të territorit me legalitet të dallueshëm, është fillimi i një krize që nuk ka të bëjë me të drejtat e serbëve.

Provokimi serb në Kosovë, është kërkesë për të ndryshuar statuskuonë e paqes në rajon nga "Pons Pilati” në Beograd që bën sikur kontrollon Serbinë!

Politika e Beogradit po humb cilësitë europiane dhe po funksionon si “front i dytë” për politikën e Lindjes. Dhuna sjell ndryshime të shpejta por rezultate iluzore!… Mos e grah grethin me krande se e ban për të zezën tande!"-shkruan Majko.

Të fundit