Flash News

Ditari i Maxhorancës

Tensionet në Veri, reagon Xhaçka: Sulmet e dhunshme ndaj KFOR, të paprovokuara!

Tensionet në Veri, reagon Xhaçka: Sulmet e dhunshme ndaj KFOR,

Ministrja e Jashtme e Shqipërisë, Olta Xhacka ka reaguar në lidhje me sulmet e dhunshme në veri të Kosovës.

Pas përplasjeve mes protestuesve dhe forcave të KFOR, Xhaçka thekson se çtensionimi i situatës së krijuar është kyç në këtë moment.

Ajo thekson se dialogu i ndërmjetësuar nga BE-ja është rruga drejt normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë

“Sulmet e dhunshme të paprovokuara kundër forcave të KFOR-it dhe shtypit janë të papranueshme dhe duhet të ndalen menjëherë.

Shprehim mbështetjen tonë të plotë për KFOR-in dhe urojmë shërim të shpejtë për ushtarët e lënduar.

Çtensionimi i situatës së krijuar është kyç në këtë moment.

Dialogu i ndërmjetësuar nga BE-ja është rruga drejt normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe njohjes reciproke që do të sigurojë stabilitet të qëndrueshëm në rajonin tonë”, shkruan Xhacka në rrjetet sociale.

Të fundit