Flash News

Ditari i Maxhorancës

Sulmet në Kosovë, Rama 'thyen' heshtjen, i kursen gjuhën e ashpër Vuçiçit

Sulmet në Kosovë, Rama 'thyen' heshtjen, i kursen

Veriu i Kosovës vjon prej ditësh të mbetet nën tension. Ditën e djeshme pati sulme ndaj policisë së Kosovës, ndërsa Presidenca vendosi të shtyjë zgjedhjet në katër komuna në 23 prill të vitit 2023.

Pas heshtjes 24 orëshe, kryeministri Edi Rama ka reaguar sot mbi tensionet e shkaktuara nga serbët në veri të Kosovës. Në një postim në Twitter, Rama ka dënuar sulmet mbi EULEX-in, teksa kërkon që Serbia të ushtrojë ndikim mbi qytetarët e saj.

Rama i bën thirrje Bashkimit Evropian të thërrase urgjent tryezën e dialogut. Në reagimin e kryeministrit, vihet re se nuk ka përdorur një gjuhë të ashpër për presidentin serb Aleksandër Vuçiç.

“Sulmet mbi EULEX janë në të dënueshme pa asnjë ekuivok ashtu siç është i dënueshëm çdo akt dhune ndaj policisë së Kosovës. Rishfaqja e barrikadave në Veri të Kosovës,bie ndesh me çdo ligj e çdo frymë dialogu e jo vetëm nuk zgjidh asgjë,po përkundrazi komplikon më tej çdo gjë!

Shtyrja e votimeve nga ana e Presidentes së Republikës së Kosovës është një sinjal kuptimplotë, të cilit autoritetet e larta të Beogradit duhet t’i përgjigjen me të njëjtën frymë dhe ndjenjë përgjegjësie, për moslejimin e përshkallëzimeve të mëtejshme të akteve destabilizuese!

Beogradi duhet të ushtrojë ndikimin e vet mbi serbët e Veriut të Kosovës, pa i justifikuar assesi veprimet e tyre cilatdoqofshin arsyet! Arsyet diskutohen nuk përdoren si armë kundër policisë e si barrikada kundër rendit ligjor.BE-ja duhet të thërrasë urgjent tryezën e dialogut”, shkruan Rama në Twitter.

Të fundit