Flash News

Ditari i Maxhorancës

Tensioni në Veri, deputeti i PS: Rama ka folur me Vuçiç për Kosovën

Tensioni në Veri, deputeti i PS: Rama ka folur me Vuçiç

Deputeti i PS, Etjen Xhafaj konfirmon se kryeministri Edi Rama ka biseduar me Presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç lidhur me tensionet në veri të Kosovës.

I ftuar në ABC, Xhafaj thotë se ka patur një diskutim të hapur mes tyre.

A duhet të flasë? Po. Absolutisht. Por kjo do të vijë dhe unë jam i bindur që ka ndodhur. Pra që kanë folur? Po, sigurisht. Ka ndodhur dhe ka një diskutim të hapur. Por në këtë çështje është përfshirë sekretari i përgjithshëm i NATO-s, dhe instanca ndërkombëtare më të larta nuk është vetëm roli i Shqipërisë. Shqipëria do të jetë gjithmonë e paragjykuar, pasi do të jetë në krah të Kosovës” tha ai.

Më tej ai theksoi se “Shqipëria mund të luajë një rol negocimi në mes. Sot është fakt që kemi të bëjmë me një situatë shumë kritike mes Kosovës dhe Serbisë që është kritike për të gjithë Ballkanin. Kemi të bëjmë me një situatë të zgjatur dhe negociatës së munguar”, u shpreh deputeti socialist.

 

 

Të fundit