Flash News

Ditari i Maxhorancës

Tentuan të hyjnë në uzinën e Gramshit, Peleshi: Dyshojmë për spiunazh, rusët dhe ukrainasi ishin nën vëzhgim

Tentuan të hyjnë në uzinën e Gramshit, Peleshi:

Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi, ka dhënë një deklaratë për mediat lidhur me ngjarjen që ndodhi dje në Uzinën Ushtarake të Gramshit, ku dy shtetas rusë dhe një ukrainas tentuan të hyjnë në godinë.

Peleshi tha për mediat se shtetasit janë tentuar të hyjnë pa autorizim çka ngre dyshime për spiunazh. Ministri i Mbrojtjes deklaroi se ngjarja nuk do të kalojë si një incident civil, teksa njoftoi se do të jepet edhe një deklaratë për ecurinë e hetimeve.

Peleshi shtoi se të tre shtetasit kanë qenë nën vëzhgim pasi ka pasur informacion për ta para se të ndodhte ngjarja.

"Padyshim që është një ngjarje që duhet vlerësuar, nuk mund të kalojë si një incident civil. Por nuk mund të nxitohemi  dhe të nxjerrim konkluzione. Por fakti që është reaguar dhunshëm prej tyre na bëjnë të jemi të vëmendshëm deri në fund. Janë shumë struktura që po punojnë nga Inteligjenca Ushtarake, Policia Ushtarake, SHISH, policia e Shtetit, Antiterrori. Janë në pyetje tre shtetasit e huaj me pasaporta ruse dhe ukrainase. Për pak do ketë një deklaratë për ecurinë e hetimeve. Ka informacion, ka pasur infomacion dhe para se të ndodhte ngjarja. Kanë qenë në vëzhdim. Dy ushtarët kanë reaguar në momentin e duhur. Blogerë apo jo kemi të bëjmë me një ngjarje që ka dhunë brenda. Është futje në një institucion në mënyrë të paautorizuar, që nuk e lejon ligji. Kemi të drejtë të dyshojmë pasi për spiunazh, pasi çdo shtetas i huaj që futet në një zonë ushtarake për të fotografuar dyshohet për spiunazh", tha Peleshi.

 

Të fundit