Flash News

Ditari i Maxhorancës

Tërhiqen banorët, arrihet marrëveshja për ndërtimin e spitalit të Fierit

Tërhiqen banorët, arrihet marrëveshja për ndërtimin e
Foto Ilustruese

Banorët e tokave në Fier, ku do të ndërtohet spitali i ri me fonde nga Turqia kanë rënë dakord që punimet të fillojnë sa më shpejt. Është arritur marrëveshja që shpronësimi të bëhet brenda 90 ditëve.

Lajmin e bëri me dije Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë Shtetërore për Shpronësimin, Erlis Hereni gjatë mbledhjes së Komisionit të Ligjeve, ku u votua akti normativ për shpronësimet.

“Agjencia mund të hyjë në negociata për sa i përket vlerës së shpronësimit. Janë nënshkruar marrëveshje me vullnet të plotë nga të dyja palët, ku banorët lejojnë të fillojnë punimet për ndërtimin sa më shpejt të spitalit, dhe agjencia angazhohet të bëjë procedurat, duke mos hequr të drejtën e banorëve për t’iu drejtuar gjykatës.

Kemi dakordësi të plotë nga ana e banorëve dhe nuk kemi shkelje të të drejtave të njeriut. Janë nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi nga banorët, që kanë dakordësuar që shpronësimi i truallit të kryhet brenda 90 ditëve”, tha Hereni.

Në këtë mënyrë është hapur zyrtarisht rruga për ndërtimit të spitalit të Fierit, i cili do të ketë një sipërfaqe totale rreth 50 mijë metra katror. Më herët banorët dolën në protestë, duke e kundërshtuar këtë projekt, pasi nuk ishin dakord me vlerën e shpronësimit.

Të fundit