Flash News

Ditari i Maxhorancës

“Tha dikush ‘s’e gjeta në google’, Rama krah kryenegociatores së re: Tani ndryshon qasja, mos punoni si ishuj të izoluar

“Tha dikush ‘s’e gjeta në google’, Rama krah

Kryeministri Edi Rama ka dalë sot në një konferencë me ekipin e negociatave me Bashkimin Europian.

Ndërsa ka prezantuar për herë të parë kryenegociatoren e re, Majlinda Dhuka, Rama u ka dhënë disa porosi negociatorëve, duke u theksuar se tashmë i pret një sfidë e re në rrugën e integrimit pas çeljes së negociatave.

 “Dua që në Bruksel Skuadra shqiptare të krijojë një përshtypje pozitive. Dua që në Bruksel të flitet për këmbënguljen dhe kapacitetet e punës së skuadrës shqiptare.

Pjesën e madhe tuajën kam pasur mundësinë që t’i njoh. Sfida është komplet e re, Është me rëndësi që të theksoj këtu se vendosja e kryenegociatores së re nënvizon ndryshimin e natyrës së marrëdhënieve mes nesh dhe BE, përmes kryenegociatorit si urë. Mazi bëri një punë të lavdërueshme, diplomatike, duke qenë një krah i rëndësishëm në këtë proces, deri në momentin kur u vendos që negociatat të hapen formalisht. Më bëri përshtypje dikush kur doli emri i kryenegociatores, se ‘s’më doli në gogle’. Ka shumë njerëz në administratën tonë që s’i gjen në gogle por që pa ta nuk do të funksiononte administrata jonë. Janë pjesë e palcës së shtetit", tha Rama. 

Ai kërkoi nga ekipi që “të mos punoni si ishuj të izoluar nga njëri-tjetri. Secili ta ketë vizionin e së tërës dhe ta shohë hartën e shtrirjes së kësaj armate të vogël në territorin e legjislacionit euorpian, ecurinë dhe problematikat në këtë shtrirje. Të krijohet sensi i skuadrës, kemi një horizont përpara një qëllim të përbashkët dhe objektiva të përveçme, por që mblidhen bashkë. Kemi ne në dorë pjesën tonë, jo pjesën tjetër”, tha Rama.

Të fundit