Flash News

Ditari i Maxhorancës

Tha se s’kishte kohë, ministrja Muzhaqi flet pas 8 ditësh për vrasjen e Mateos: Uroj që ngjarje të tilla mos ndodhin më

Tha se s’kishte kohë, ministrja Muzhaqi flet pas 8 ditësh

Reagon për herë të parë pas tetë ditësh nga ngjarja makabre e vrasjes së 8-vjeçarit Mateo Vasiut nga fqinji i tij në fshatin Gracalli të Fierit, ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi. 

Nga Korça ku u pyet nga mediat, ministrja ka shprehur ngushëllimet për familjen dhe uroi që ngjarje të tilla të mos ndodhin më.

Edhe pjesa e fëmijëve është shumë e rëndësishme për mua, e para ndjesë se të rreh zemra kur flet për ngjarje të rënda, duhet t’i shpreh ngushëllimet e mia familjes dhe kuptoj se kjo është pjesa me e rëndësishme që ne të gjithë duhet ta themi për momentin.  

Sa i përket politikave apo gjërave që duhet të bëjmë për këtë fushë është ndoshta jo momenti i duhur për të folur,kjo s’do te thotë se s’po merremi apo angazhohemi aktivisht, do kohën e vet për të arritur në konsensus dhe uroj që ngjarje të tilla mos ndodhin në Shqipëri”, tha ajo nga Korça. 

Pas ngjarjes së rëndë, ministrja u pyet nga gazetarët lidhur me rastin por me arrogancë tha se nuk kishte kohë të komentonte, madje filloi të jap leksione për median.

Sjellja e saj shkaktoi një ‘furtunë’ reagimesh në rrjetet sociale, pasi konfirmuan papërgjegjshmërinë e ministres për të dhënë përgjigje për një çështje që është drejtpërdrejt në fushën e saj të përgjegjësisë dhe për të cilën qytetarët shqiptarë e paguajnë.

Të fundit