Flash News

Ditari i Maxhorancës

'The Sun' raportoi ngritjen e një kampi refugjatësh në Shqipëri, qeveria e mohon: Absolutisht i pavërtetë!

'The Sun' raportoi ngritjen e një kampi refugjatësh në

Në mediet britanike qarkullon lajmi për një marrëveshje dypalëshe, me qëllim strehimin në Shqipëri të emigrantëve të paligjshëm të kapur në Britaninë e Madhe.

Lajmi është bërë publik nga The Sun, e cila shkruante se vetë sekretarja e Brendshme britanike Priti Patel ka folur për negociata mes Shqipërisë dhe Britanisë të Madhe, që deri tani kanë arritur në fazën e gjetjes së një vendstrehimi dhe numrit të refugjatëve.

Por një lajm i tillë është përgënjeshtruar nga qeveria shqiptare. Këshilltari i kryeministrit, Endri Fuga ka hedhur poshtë pretendimet për hapjen e një kampi azilantësh të ardhur nga Britania, duke theksuar se edhe pritja e strehimi i afganëve u bë në respekt të traditave, e jo detyrave.

“Lajmi se Shqipëria do ngrejë një qendër azilantësh për llogari të palëve të treta është absolutisht i pavërtetë. Shqipëria hapi dyert për 4 mijë afganë e jemi krenarë për këtë. Ne bëjmë detyrat tona karshi traditës e fëmijëve tanë, jo detyrat e atyre që janë më të mëdhenj e më të pasur se ne,” shkruan në Twitter Fuga.

Të fundit