Flash News

Ditari i Maxhorancës

Thyhet gota gjatë samitit, Rama e kalon me batuta: Syri i keq mori një goditje, lajm i mirë për "Ballkanin e Hapur"

Thyhet gota gjatë samitit, Rama e kalon me batuta: Syri i keq mori një

Teksa kryeministri Edi Rama po prezantonte në samitin e sotëm Komisionerin për Zgjerimin dhe Fqinjësinë Oliver Varhelyi u thye një gotë. Rama e kaloi këtë moment me batuta, duke i thënë Varhelyit se në traditën shqiptare prishet "syri i keq", kur thyen gotat.

Ai shtoi se "syri i keq" mori një goditje dhe se  nuk mund ta merrte veten, duke e cilësuar si një lajm të mirë për "Ballkanin e Hapur".

“Ai ka qenë shumë në ndihmë në përcaktimin e korridoreve të gjelbërta. Oliver jeni miku më i mirë i të gjashtëve në Bruksel. Tani mund të flasësh tre të pranishmëve dhe atyre që mungojnë. Faleminderit.

U thye një gotë. Në traditën tonë, syri i keq sa mori një goditje. E pamundur që të marrë veten. Kështu që është lajm i mirë për Ballkanin e Hapur”, u shpreh Rama.

 

 

Të fundit