Flash News

Ditari i Maxhorancës

"T'i japim fund gër-vërit politik", Spiropali: Metën e shkarkuam pa emocione, opozita të propozojë emra për presidentin e ri

"T'i japim fund gër-vërit politik", Spiropali:

Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali ka përsëritur edhe një herë tjetër ofertën e maxhorancës për të bashkëpunuar me Partinë Demokratike dhe sipas saj t'i jepet fund një gër-vëri politik.

Ajo shton më tej se fryma e bashkëpuniminit që qeveria po shfaq ndaj opozitës pas fitores së zgjedhje ka vetëm një arsye; interesin kombëtar. Spiropali pranon se edhe Partia Socialiste ka pasur të metat e saj kur ka qenë në Opozitë.

“Ne kemi një mandat të tretë shumë të rëndësishëm. Për ne është më i rëndësishëm se politika e ditës. Madje është një mandat që do të përcaktojë fatin e kësaj dekade për Shqipërinë. Kësaj sherrnaje politike, këtij gër- vëri politik të pafrytshëm për vendin ne duam t’i japim fund. Në asnjë moment ne nuk e kemi vënë interesin e partisë mbi interesin e shtetit shqiptar dhe interesave kombëtare. Kjo nuk ka ndodhur. A mund të ketë patur çedime në raste të caktuara për çështje të caktuara?

Po ka patur. Unë nuk them që PS është perfekte dhe që PS ka të njëjtën vetëdije siç ka pasur në 2010 apo sic ka pasur në 1992. Ne po mundohemi të fitojmë pjekurinë. PS edhe në opozitë ka tentuar marrëveshje mirëkuptimi, konsensusi. Madje kemi hapur rrugë shumë herë. Nuk ka asnjë krahasim mes dy forcave. PS ka kaluar disa faza pjekurie deri më sot por për një gjë jemi krenarë; ne nuk kemi braktisur kurrë Kuvendin e Shqipërisë,” – tha Spiropali në emisionin "Përballë".

Spiropali i “shtrin” dorën për bashkëpunim opozitës edhe përsa i përket emrit të presidentit të ri. Ajo tha se qeveria është e gatshme që të dikutojë me opozitën për një president të ri konsensual dhe të diskutohet për kriteret që duhet të plotësojë ky president.

“Ne jemi të gatshëm që me opozitën në parlament këtë radhë të diskutojmë, të ulemi në tryezë të marrim propozime nga të gjitha palët për emrin e një presidenti konsensual.Jemi të gatshëm të marrim prej tyre opsione, të diskutojmë emra, të diskutojmë parimisht kriteret që duhet të plotësojë Presidenti”, tha Spiropali.

Sipas saj, shkarkimi i Metës nga Partia Socialiste nuk është bërë në bazë të emicioneve, por për shkak të shkeljes së rëndë të Kushtetutës.

“Ne nuk e kemi shkarkuar me emocion, përkundrazi kemi qënë të zhveshur nga çdo lloj emocioni për Ilir Metën. Ne e kemi shkarkuar me një raport më shumë se 120 faqe të detajuar mbi shkeljet e tij të kushtetutës”, tha ministrja.

Të fundit