Flash News

Ditari i Maxhorancës

"Timonin e dua përsëri për fëmijët tanë", Rama: Ju rrini në kafe, vendet e punës po i marrin të huajt

"Timonin e dua përsëri për fëmijët

Gjatë prezantimit të programit për shërbimet qytetare, kryeministri Edi Rama deklaroi se ka nisur ardhja e punëtorëve të huaj në vendin tonë. Kryesocialisti shtoi më tej se janë ata që po zënë vendet e punës në Shqipëri, duke ironizuar me të papunët shqiptarë, duke thënë se duan punë duke qëndruar në kafe.

"Ka nisur ardhja punëtorëve të huaj në një vend ku shumëkush, ndër ata që thonë se duan punë duke qëndruar në kafe, ka vende pune që po e marrin të huaj. Nuk ndodh vetëm në Shqipëri." - tha kreu i mazhorancës.

Rama kërkoi sërish "timonin" që ta ketë vetëm për vete, me arsyen se e do ta kthejë Shqipërinë në të ardhmen për djalin e tij të vogël dhe të fëmijëve.

“E dua timonin për fëmijët tanë Hyrja në universitet me platformën sot si është, deri përpara disa vjetësh koha kur na u hdodhënnë fyt e para LSI që tundi dheun për stresin që u krijoi maturantëve në fakt ishte stresi që u krijoi LSI-ja. Unë një timon kam atë që më dhatë në 2017-tën e që ua kërkoj përsëri jo për vete po për ju sepse dua që im bir dhe bashkëmoshatarët e tij të rriten e të jenë krenarë për shtëpinë e ta lënë shtëpinë se duan të shkojnë diku tjetër jo se si mban shtëpia. Timonin e keni ju, jo unë.” tha Rama.

Të fundit