Flash News

Ditari i Maxhorancës

Tirana ka 1 milion banorë? Deklarata e gabuar e Veliajt me një kërkim të thjeshtë

Tirana ka 1 milion banorë? Deklarata e gabuar e Veliajt me një

Teksa ndezi dritat e pesë pemëve që janë vendosur në qendër të Tiranës në kuadër të festave të fundvitit, kryebashkiaku Erion Veliaj deklaroi me bindje se sot Tirana ka 1 milion banorë. 

“Sot Tirana ka 1 milion qytetarë dhe pothuajse çdo muaj nga 1 milion turistë, ndërkohë që nuk ishte kështu vite më përpara, Tirana s’ishte fare në hartë. Kjo do të thotë se kur ne shqiptarët punojmë bashkë, kur ne e ndihmojmë njëri tjetrin, kur ne inkurajojmë njëri tjetrin, kur i themi njëri-tjetrit bravo të qoftë, ec përpara, vazhdo punën, secili prej nesh kontribuon që Tirana të jetë e gjitha më e mirë, të jetë më e pastër, më e ndriçuar, më e rregullt, më solidare", tha Veliaj ndër të tjera. 

Por, sa e vërtetë është deklarata entuziaste e kryebashkiakut? Nëse i kthehemi të dhënave të censit të fundit të popullësisë na rezulton se kjo shifër nuk është aspak e saktë. 

Siç shihet, Tirana në rang rrethi ka 598 176 banorë, pra pak më shumë se gjysma e asaj që aludon kryebashkiaku.

Tirana ka 1 milion banorë? Deklarata e gabuar e Veliajt me një

Por këtë shifër, nuk e kap as rezultati i censit për Tiranën në rang qarku sepse nuk ka më shumë se 758, 513 banorë gjithsej.  

Tirana ka 1 milion banorë? Deklarata e gabuar e Veliajt me një

 

Të fundit