Flash News

Ditari i Maxhorancës

"Tiranës i mungon drejtimi"/ Veliaj në burg, Rama: E zëvendësuam me deputetët!

"Tiranës i mungon drejtimi"/ Veliaj në burg, Rama: E

Kryeministri Edi Rama, gjatë një bashkëbisedimi me ndjekësit online është shprehur se Tirana ndodhet në një situatë jo të zakonshme. 

Referuar arrestimit të Erion Veliajt që ndodhet në burg prej 10 Shkurtit, Rama deklaroi se është dashur sipas tij një 'riorganizim'.

Ai thotë se Tiranës i mungon drejtimi teksa shton se në vend të Veliajt janë organizuar deputetët, të cilët sipas tij do të jenë më kërkues për sa i përket problematikat e kryeqytetit.

“Kemi pasur në Tiranë një situatë, ju e dini shumë mirë, jo të zakonshme. Tiranës i mungon drejtimi prej një kohe jo të shkurtër për një kryeqytet.

Kemi riorganizuar tërësisht veten duke vendosur deputetët në pozicion më kërkues, për sa i përket pikërisht për të qëndruar afër dhe për të identifikuar problemet në territoret e kujdestarisë së tyre.

Ka qenë absolutisht nga të katërt anët e kryeqytetit e qartë kërkesa nr 1 që na çlironi hapësirat publike",- tha Rama.

Të fundit