Flash News

Ditari i Maxhorancës

Tjetër ‘bord’ nafte, Rama angazhon Ministrinë e Bujqësisë: Çmim tavan për peshkatarët

Tjetër ‘bord’ nafte, Rama angazhon Ministrinë e

Kryeministri Edi Rama ishte sot i pranishëm në një takim me peshkatarët në Portin e Durrësit.

Rama tha gjatë takimit se do të ketë edhe një çmim tavan për naftën e peshkatarëve. Kryeministri ngarkoi Ministrinë e Bujqësisë të përcaktojë çmimin, duke ngritur kështu një tjetër ‘bord’ nafte që kontrollon çmimin.

Rama tha se vendosja e një çmimi tavan për naftën e peshkatarëve do të bëhet brenda kësaj jave dhe kushdo që nuk i bindet do të dorëzojë depozitën.  

“Kjo çështja e një loje me naftën që bëhet këtu në Portin e Durrësit do të mbarojë. Do vendoset një çmim unik tavan për të gjithë peshkatarët në të gjithë vijën e bregdetit i detyruar dhe askush nuk do të bëj dot asnjë qindarkë lëvizje nga ky çmim por do t’i shërbeje peshkatarëve pa asnjë lëvizje nga çmimi i detyruar tavan. Këtu nuk mund të ketë vend që të nxjerrin fitime nga djersa juaj duke bërë xhibla me furnizimin. Nuk do ta lejojmë të ketë një dallim mes një furnitori apo një tjetri. Të gjithë furnitorët e naftës për peshkimin do ta kenë çmimin njëlloj të vendosur nga Ministria e Bujqësisë dhe kjo do të behët brenda javës. Kush nuk e bën do të detyrohet që të dorëzojë depozita”, tha Rama.

Të fundit