Flash News

Ditari i Maxhorancës

'Avullon qeveria Rama', kryeministri shkarkon nga detyra ministren

'Avullon qeveria Rama', kryeministri shkarkon nga detyra ministren

Qeveria Rama sa vjen dhe po tkurret.

Mësohet se kryeministri ka shkarkuar një nga ministrat e kabinetit të tij.

 Ky vendim u mor gjatë mbledhjes urgjente të qeverisë, raporton ‘Albanian Post’ teksa bën me dije se është shkarkuar ministrja e Financës Delina Ibrahimaj.

Ky vendim, vjen pak orë para startimit të Asamblesë Kombëtare të Partisë Socialiste, e cila pritet të zhvillohet në orën 17:30, ku do të ketë edhe një fjalim të posaçëm të kreut të selisë rozë dhe ku pritet po ashtu të ketë ndryshime strukturore.

Kujtojmë që më herët, pas përplasjes mes fisit Rraja dhe qytetarëve në Borizanë, kryeministri Rama shkarkoi nga detyra Ministrin e Brendshëm Bledi Çuçi dhe emëroi në vend të tij ish-kreun e Grupit Parlamentar Socialist, Taulant Balla.

Të fundit