Flash News

Ditari i Maxhorancës

Turizmi në Shqipëri, Kumbaro: Jemi një vend me çmime më të leverdisshme sesa fqinjët

Turizmi në Shqipëri, Kumbaro: Jemi një vend me çmime

Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro foli për turizimin në Shqipëri, duke thënë se vendi ynë mbetet një vend me çmime shumë më të leverdisshme sesa shtetet e tjera që na rrethojnë.

E pyetur në një lidhje direkte me studion e “Ditarit”, në A2 CNN,  ministrja theksoi se Shqipëria ofron mundësi për çdo “xhep”.

“Ka pasur mundësi zgjedhjeje: ka pasur edhe çmime popullore, edhe vende të shtrenjta. Shqipëria mbetet një vend me çmime shumë më të leverdisshme sesa vendet e tjera që na rrethojnë. Sigurisht që rrjetet sociale kanë fuqinë e ekzagjerimit dhe shpërndarjes së një lajmi të vetëm, lidhur me një eksperiencë personale, por kjo nuk do të thotë që është episod që dominon”, deklaroi Kumbaro.

Të fundit