Flash News

Ditari i Maxhorancës

Turizmi/ Rama: Tiranës i mungojnë vetëm hotelet me 4-5 yje, miqtë e mi të huaj anuluan vizitën se nuk gjetën vend

Turizmi/ Rama: Tiranës i mungojnë vetëm hotelet me 4-5 yje,

Kryeministri Edi Rama thotë se në aspektin e turizmit, Tiranës i mungojnë vetëm hotelet me 4-5 yje.

Në një bashkëbisedim me qytetarë të kryeqytetit, ai tregon një rast për përvoja personale, ku sipas tij disa miq të tij të huaj anuluan dy herë vizitën në Tiranë për shkak se nuk gjetën vend të lirë në hotelet e shtrenjta ku ata donin të qëndronin.

Rama: Problemi ynë nuk është si ta rrisim turizmin, por si t’i presim turistët sepse para pandemisë në hotelet e mira ishte e pamundur, e di personalisht këtë, që dy herë më miq të huaj që donin të vinin nuk gjenin vend në hotelet ku ata donin të rrinin dhe e shtynë dy herë ardhjen se u kujtuan vonë për rezervimin. Na duhen më shumë hotele me 4-5 yje në tiranë, ky është i vetmi problem që shoh unë në lidhje me turizmin.

Është një vend ku të huaj që habiten, po asnjë rast nuk kam parë të huaj të flasin si këta të betonizimit.

Na duhen më shumë kapacitete me cilësi të lartë. Kjo mungon nga pikëpamja e ambicies për më shumë turistë që vijnë këtu dhe shpenzojnë shumë lekë. Çështje është të rritet cilësia e numrit të turistëve, pra nga ata që vijnë e shpenzojnë.   

Të fundit