Flash News

Ditari i Maxhorancës

U arrestua nga SPAK, 2 vjet më parë kryebashkiaku i Lushnjes u plagos me granatë në zyrë nga ish-shoferi

U arrestua nga SPAK, 2 vjet më parë kryebashkiaku i Lushnjes u plagos

Fatos Tushe, kryebashkiaku i Lushnjes është arrestuar ditën e sotme për shpërdorim detyre me akuzën e abuzimit me fondet publike me urdhër të Prokurorisë së Posaçme (SPAK) bashkë me 10 persona të tjerë vartës të tij dhe biznesmenë. 

Tushe është përfolur edhe më parë, pasi në 31 dhjetor 2019 u plagos bashkë me sekretaren e tij Erisa Qalliu si pasojë e shpërthimit të një granate në mjediset e zyrës së drejtuesit lokal të qytetit. Mjeti shpërthyes mësohet u hodh nga Gëzim Saraçi, ish shoferi i Tushes.

Partia Demokratike e cilësoi atëherë ngjarjen si “pasqyrë të drejtimit të vendit nga socialistët”. Përmes një deklarate për shtyp PD e lidhi ish-shoferin e zotit Tushe me trafikun e drogës dhe prostitucionit.

Tushe ka qenë 4 herë kryebashkiak i Lushnjes. Ai u zgjodh për herë të parë në krye të Bashkisë në 2007. në viitn 2009 u dorëhoq nga posti dhe u zgjodh deputet i PS-së.

Në vitin 2011, Tushe u dorëhoq nga posti I deputetit dhe garoi sërish për kreun e Bashkisë.

 

 

 

 

Të fundit