Flash News

Ditari i Maxhorancës

U arrestua për shpërdorim detyre, GJKKO lë në qeli Jorgo Goron

U arrestua për shpërdorim detyre, GJKKO lë në qeli Jorgo

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka lënë në fuqi masën e sigurisë “arrest në burg” për Jorgo Goron, kryebashkiakun në detyrë të Himarës të arrestuar dy ditë më parë.

Ndërsa drejtorit të Kadastrës, Bilbil Aliaj, trupa gjykuese i ndrysoi masën nga arrest shtëpie në detyrim paraqitje. Në seancë, ai tha se nuk ka patur njohje me investitorin e tokës për të cilën bëhet fjalë.

Nuk kam patur asnjë kontakt apo njohje me investitorin Artan Gaçi, apo me persona të tjerë të lidhur me të. Nuk kam patur sugjerime, udhëzime apo ndërhyrje lidhur me këtë çështje përfshirë dhe Jorgo Goron. Më ka ardhur një praktikë si titullar, e përpiluar nga punonjësit përkatës, siç ndodh zakonisht ku janë ekspertët dhe stafi përpilues, të cilën e kam firmosur si titullar”, u shpreh.

Të arrestuarit tjetër për këtë çështje, Vezir Gjikoka, iu la në fuqi masa e sigurisë, ajo e arrestit në shtëpi.

Jorgo Goro akuzohet për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, kryer në bashkëpunim, në dy raste.  Një nga rastet që prokuroria ka gjetur shkelje në ushtrimin e detyrës nga Jorgo Goro është toka prej 5512 m2 e sekuestruar më herët me urdhër të SPAK, që është përdorur nga bashkëshorti i ish-ministres Olta Xhaçka ka për të përfituar statusin e investitorit strategjik. Në këtë rast, sipas akuzës, Goro ka shpërdoruar detyrën duke mos verifikuar dokumentet e tokës, që është tjetërsuar nga tokë shtet, në favor të një tjetër personi me dokumenta fasle dhe më pas është shitur te biznesi i Artan Gaçit.

 

Të fundit