Flash News

Ditari i Maxhorancës

Ç’u bë me satelitët? Rama i përgjigjet kritikave: Zotimit nuk i ndahem

Ç’u bë me satelitët? Rama i përgjigjet kritikave:

Kryeministri Edi Rama deklaroi në fillim të legjislaturës së re parlamentare, se Shqipëria do të kishte dy satelitë në hapësirë ‘Albania 1’ dhe ‘Albania 2’. I pari do të lëshohej në muajin Mars, gjë që nuk ndodhi.

Së fundmi, kryeministri ka marrë kritika referuar premtimit që nuk është realizuar ende. Rama ka reaguar për t’iu përgjigjur polemikave. Në një postim në Twitter, kryeministri shkruan se nuk i ndahet zotimit për dy satelitët, por duket se vonesa po i bëhet pengesë.

“Padurim të madh paskan pasur disa për satelitët e sipas modës së re thonë ç'të duan pa pyetur fare more si është puna!Po një gjë cuditem si nuk duan ta kuptojnë:Unë them atë që bën e bëj atë që them dhe kur vonesat s'janë në dorën time thjesht bëj durim,po zotimit s'i ndahem jo!”, shkruan Rama.

Të fundit