Flash News

Ditari i Maxhorancës

U dërgua në paraburgimin e Durrësit, Veliaj akomodohet në një dhomë me ish-deputetin e PS

U dërgua në paraburgimin e Durrësit, Veliaj akomodohet në

Pas konfirmimit të masës së sigurisë arrest me burg nga GJKKO, kryebashkiaku i Tiranës është zhvendosur mëngjesin e së enjtes në paraburgimin e Durrësit.

Sipas A2 CNN, kreu i bashkisë më të madhe të vendit është akomoduar në të njëjtën dhomë me ish-deputetin socialist Jurgis Çyrbja.

Ish-deputeti i Partisë Socialiste Jurgis Çyrbja është vënë në pranga pasi dyshohet për tre vepra penale,  “Korrupsioni aktiv në zgjedhje”, “Përkrahja e autorit të krimit” si dhe “Tregtimi i sekretit shtetëror nga shtetasit”.

Ndërkohë që në ambientet e këtij Institucioni të Ekzekutimit të Vendimeve Penale, Veliaj ka gjetur dhe ish-ministrin Ilir Beqaj, i akuzuar për abuzim me fondet e Bashkimit Evropian.

 

Të fundit