Flash News

Ditari i Maxhorancës

U emërua ministre e Turizmit dhe drejtuese e PS-së në Gjirokastër, Kumbaro: E marr si sfidë dhe mbarësi

U emërua ministre e Turizmit dhe drejtuese e PS-së në

Mirela Kumbaro ka reaguar pasi u vendos nga kryeministri Edi Rama në krye të ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit, si dhe drejtuese politike e qarkut Gjirokastër.

Këto detyra, Kumbaro thotë se janë pjesë e jetës së saj aktive, duke nënvizuar se tashmë ka përgjegjësi të reja. Ajo është ndalur te posti i drejtueses politike në Gjirokastër, të cilin e konsideron një sfidë dhe përgjegjësi serioze.

Kumbaro ka vlerësuar punën e bërë nga paraardhësi i saj në detyrë, Bledi Çuçi, i cili u vendos drejtues i PS në Berat.

Në reagimin e bërë në rrjetet sociale, Kumbaro shpreh edhe mirënjohjen për qytetarët e shtatë bashkive të qarkut të Gjirokastrës.

Të fundit