Flash News

Ditari i Maxhorancës

U filmua duke kapur për fyti qytetarin, kryebashkiaku i Pukës tenton “të mbulojë diellin me shoshë”

U filmua duke kapur për fyti qytetarin, kryebashkiaku i Pukës tenton

Një video  publikuar ditën e djeshme ku shfaqej kreu i bashkisë Pukë, Gjon Gjonaj ka bërë xhiron e rrjetit.

Në video dukej qartë se kryebashkiaku “i edukon” qytetarët e vendit të tij duke përdorur dhunën pasi ai vetë është përfshirë në një përplasje me një qytetar në mes të rrugës.

Në videon e publikuar nga JOQ, kryebashkiaku shfaqet duke debatuar me banorin, ndërsa dëgjohet duke i bërë presion: “Mos të shoh se për krye të fëmijëve të bëj...”

Gjatë këtij momenti hnë video shfaqet dhe një polici i cili mesa duket ka “respektuar” zgjedhjen që Gjonaj ka bërë dhe nuk është përfshirë.

Mirëpo, edhe pse videoja ishte tepër e qartë, Gjonaj kërkon “të mbulojë diellin me shoshë”.

Për mediat, ai tregon se personi me të cilin shfaqet në video, është njeri i tij duke specifikuar se është trajneri i fëmijëve të qytetit.

 Ndër të tjera, Gjonaj akuzon Partinë Demokratike se po e përdor videon që të vijë në pushtet.

Ai thekson se fakti që policia nuk ndërhyri do të thotë se nuk ka pasur konflikt.

"Video është e sajuar. Qytetari është njeriu im, e ka sajuar PD, po e përdor. PD kërkon të vijë në pushtet me një video të sajuar. Personi me të cilin po flas është trajner sporti, është njeri im. Po diskutonim të hapnim stadiumin.  Nuk ka lidhje me fushatën, është e turpshme. Fakti që policia nuk ndërhyri do të thotë se nuk ka pasur konflikt".

 

 

Të fundit